10:15 / 15.08.2024
Vetëplagoset një person në Klinë
E. Hoti / RTKlive
Një person është vetplagosur në Siqevë të Klinës derisa ishte duke e pastruar armën e tij.
Policia ka njoftuar se ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, teksa rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e pastruar armën e tij aksidentalisht është vet-plagosur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Siç njofton Policia në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës.
Tutje thuhet se i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.























