Ndalohet i dyshuari që goditi për vdekje këmbësorin në Gjilan
E. Hoti / RTKlive
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të pandehurin E.O., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Ai dyshohet se më 15 gusht 2024 ka goditur për vdekje në person në Gjilan.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri E.O., më 15 gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, gjatë drejtimit të automjetit të tij, duke mos respektuar këmbësorin – tani të ndjerin Sh.S., i cili ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve.
Ai me pjesën e parë të automjetit dyshohet se ka goditur të njëjtin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë- njofton Prokuroria.
I pandehuri E.O., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.























