09:13 / 20.08.2024
Aksident me fatalitet në Graqanicë, vdes drejtuesi i njërës veturë
M.P. / RTKlive
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Uglarë të Graqanicës, me ç’rast ka vdekur njëri nga drejtuesit e veturës.
“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në aksident njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.























