Merr ryshfet për rregullim të dokumenteve, arrestohet gjakovari
BKT
Kronika

Merr ryshfet për rregullim të dokumenteve, arrestohet gjakovari

SH.Ç/RTKlive

Një person është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pranoi ryshfet për rregullim të dokumenteve. I dyshuari, sipas policisë, ishte në vend pune kur kërkoi të hollat.

Policia ka bërë të ditur se një punonjës në gjendjen civile në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për ryshfet.  Ai po dyshohet se ka kërkuar të holla për t’i rregulluar një dokument një personi.  

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika