Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një person
BKT
Kronika

Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.

 Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, thekson policia.

Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin.


MË SHUME NGA Kronika