Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Është arrestuar një person për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në këtë qytet është një rast i dhunës në familje.

“Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me 6 fishekë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë,  i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.


MË SHUME NGA Kronika