Arrestohet një i dyshuar, iu gjet arma me fishekë në veturë
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar, iu gjet arma me fishekë në veturë

Mbrëmë rreth orës 23:20, policia në Pejë gjatë kontrollit rutinë nё fshatin Baran ka ndaluar një tё dyshuar i cili ishte duke i dhënë automjetit dhe gjatë kontrollit i janё gjetur dhe sekuestruar një armë me fishekë.

Policia e Kosovës njofton se me këtë rast janë sekuestruar: njё armё pistoletё ADAM cal:9mm, njё karikator i sё njejtёs armё si dhe dhjetё fishekё cal:9mm.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit u dërgua nё mbajtje pёr 48- orё.


MË SHUME NGA Kronika