Mjet shpërthyes në ish-objektin e komunës në Leposaviq
BKT
Kronika

Mjet shpërthyes në ish-objektin e komunës në Leposaviq

M.P. / RTKlive

Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dyshime për shok bombë.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë”, njofton policia.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore.


MË SHUME NGA Kronika