10:22 / 31.08.2024
Shtënie me armë zjarri në aheng familjar në Prishtinë
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast për armëmbajtjes pa leje nga i dyshuari që kishte shtënë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prishtinë.
“I njëjti ka dorëzuar armën pistoletë si dhe një karikatorë të zbrazët. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.























