16:36 / 31.08.2024
Parandalohet kontrabanda me narkotikë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
M.P. / RTKlive
Në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës me substancë narkotike.
“Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.























