Aksident trafiku, lëndohet biçiklisti
BKT
Kronika

Aksident trafiku, lëndohet biçiklisti

M.P. / RTKlive

Një ngasës biçiklete ka mbetur i lënduar në Lipjan si pasojë e një aksidenti.

Ai është goditur nga një makinë në lëvizje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet që nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke drejtuar biçikletën”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika