10:09 / 01.09.2024
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Ferizaj
M.P. / RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj, njofton policia në raportin 24 orësh..
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të jetë në hetime.























