Sulmohet fizikisht viktima për shkak të borxhit në Mamushë
BKT
Kronika

Sulmohet fizikisht viktima për shkak të borxhit në Mamushë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Mamushë.

Dyshohet se motivet e sulmit ishin për borxh, teksa ata e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur viktimën në veturën e tyre.

“Pastaj e dërguan në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal”, njofton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika