10:01 / 04.09.2024
Një i lënduar në aksidentin mes dy çiklistëve në Prizren
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa çiklisti i lënduar është është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga biçiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, ka njoftuar PK.
Tutje në njoftim u tha se në konsultim me prokurorin, çiklisti tjetër është dërguar në mbajtje.























