Digjen rreth 10 hektarë pronë private në Zoqishtë të Rahovecit
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Digjen rreth 10 hektarë pronë private në Zoqishtë të Rahovecit

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura në Zoqishtë të Rahovecit  janë djegur rreth 10 hektarë pronë private dhe shoqërore (pyje me bagrem, vreshta dhe trupa të arrave).

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur dje.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa orëve kanë shuar zjarrin në tërësi.

Është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika