09:38 / 07.09.2024
Arrestohet një person për `sulm seksual` në Prishtinë
G.K/RTKlive
Në raportin 24-orësh, Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë i dyshuar për veprën "sulm sekual".
Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"SULM SEKSUAL - Prishtinë 01.09.2024 - 14:00. Lidhur me rastin është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raport.























