Arrestohet një person, posedonte thikë dhe drogë
BKT
Kronika

Arrestohet një person, posedonte thikë dhe drogë

Sh. Gashi|rtklive

Arrestohet një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit nga policia tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe substanca narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe 5.85 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika