17:29 / 11.09.2024
Nesër mbahet ceremonia e shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të organizohet ceremonia e shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia.
Sipas njoftimit në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtarë.
“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtarë”, ka njoftuar PK.
Ceremonia për shkatërrimin e armëve të konfiskuara do të fillojë nga ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë.























