10:08 / 13.09.2024
Vdes një person në spitalin e Prizrenit, dyshohet se u rrëzua
Sh.Gashi. /RTKlive
Një person ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























