10:32 / 13.09.2024
Arrestohet një person mashkull për kanosje dhe sulm fizik
Sh.G. /RTKlive
Një person në Podujevë është arrestuar pasi që dyshohet që ka kanosur dhe sulmuar një person.
“Më datën 12.09.2024 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























