Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve
BKT
Kronika

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, "Vjedhje e shërbimeve", që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë", thuhet në postimin në e PK-së në Facebook

Policia ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre,të kontaktohet në numrin e telefonit: 192.


MË SHUME NGA Kronika