08:30 / 17.09.2024
Arrestohet një përson për dhunë në familje
Sh. Gashi|rtklive
Në Ferizaj një grua ka lajmëruar policinë se bashkëshorti i saj nën ndikim të alkoolit pas një mosmarrëveshje ka filluar ta godasë derën e dhomës.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i - nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje ka filluar ta godas derën e dhomës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.























