Gruaja ia merr një shumë të madhe parash një burri, arrestohet
BKT
Kronika

Gruaja ia merr një shumë të madhe parash një burri, arrestohet

Sh.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do t`i publikonte disa foto të tij.

Sipas policisë e dyshuara kishte përfituar nga viktima një shumë të madhe parash. E dyshuara është dërguar në mbajtje.

"Është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika