10:28 / 17.09.2024
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, rasti po hetohet
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një grua (shtetase e Maqedonisë Veriore) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Tutje thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër shtetase e Maqedonisë Veriore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























