Aksident me fatalitet, një i vdekur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet, një i vdekur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Edina Avdiu / RTK

Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Në aksident janë  përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për RTK se si pasojë e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60-vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.


MË SHUME NGA Kronika