Ndërron jetë personi që u plagos sot në Mitrovicë
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Ka ndërruar jetë personi i plagosur sot në orët e mëngjesit në Mitrovicë.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. “Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore”, ka theksuar ai.
Ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shkruar më herët se viktima është 40 vjeç dhe se ndaj tij ishte gjuajtur me armë zjarri gjashtë herë.
Plagoset një person në Mitrovicë
Policia ka bërë të ditur se një person është plagosur sot në Mitrovicë. Policia ka thënë se ka nisur hetimet, kurse i plagosuri është dërguar në spital.
“Sot në orën 9:42 në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, ka njoftuar policia.























