Në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në objektin ku punonte
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në objektin ku punonte

A.B / RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte.

Rasti i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, të shtunën rreth orës 19:15.

Siç njofton policia, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, organet e rendit nuk kanë dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.


MË SHUME NGA Kronika