Një i arrestuar në Ferizaj për sulm ndaj një gruaje dhe armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Një i arrestuar në Ferizaj për sulm ndaj një gruaje dhe armëmbajtje pa leje

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti ka sulmuar një grua.

 Siç njofton policia, tek i cili kanë gjetur një sprej dhe një elektroshok dore pa leje.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit rasti është iniciuar për procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se ishte në kërkim policor me urdhëresë aktive nga gjykata, me dënim burgimi prej 10 ditëve.

I dyshuari J.A është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar një sprej dhe elektroshoku i dorës.


MË SHUME NGA Kronika