Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës
BKT
Kronika

Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës

E. Hoti / RTKlive

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri  dhe minicion, në fshatin Llapashticë e Poshtme.

Sipas Policisë,operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacionii dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar E.M, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.


MË SHUME NGA Kronika