10:10 / 27.09.2024
Dy të mitura raportohen të zhdukura
E. Hoti / RTKlive
Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.Rastet kanë ndodhur në Suharekë dhe Ferizaj.
Një grua ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur.
Sipas njoftimit nga Policia, e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, teksa rasti është nën hetime.
Edhe një rast i zhdukjes është shënuar në Ferizaj të enjten ku nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj ishte larguar nga shtpia
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh.
Policia ka njoftuar se është duke e hetuar edhe këtë rast.























