Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren
M.P. / RTKlive
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për arrestimin e tre të dyshuarve me inicialet A.Th., I.Th., dhe J.Th. për veprën penale fajde. Si prova materiale janë sekuestruar dy automjete dhe të holla të gatshme.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione në regjionin e Prizrenit.
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Të pandehurit e arrestuar gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.























