Shpërthim në Zubin Potok, nuk ka të lënduar
BKT
Kronika

Shpërthim në Zubin Potok, nuk ka të lënduar

Sh.Ç/RTKlive

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në mesnatë në Zubin Potokut. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ende nuk dihet se çka ka çuar deri te shpërthimi.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, ka theksuar Elshani.


MË SHUME NGA Kronika