10:07 / 03.10.2024
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për dhunimin e të miturës në Suharekë
Sh.Ç/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dytë i dyshuar për dhunimin e një të miture në Suharekë më 26 shtator.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin e dytë, kurse i dyshuari i parë ishte arrestuar menjëherë.
“Me 02.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.























