Policia konfirmon arrestimin e tre personave për plagosjen në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia konfirmon arrestimin e tre personave për plagosjen në Prishtinë

Elmina Osmani/RTK

(E plotësuar, 17:55) Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e sotme në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku kanë pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë, e ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

“Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).  Lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre  persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, ka bërë të ditur për RTK-në, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Plagosje me thikë në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një kacafyetje në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, një grup të rinjsh janë kacafytur mes vete, e ku një person ka mbetur i lënduar me thikë në këmbë. Policia ka arritur me kohë në vend të ngjarjes, duke lokalizuar viktimën dhe dorasin. Sipas dëshmitarëve dorasi është arrestuar.

 


MË SHUME NGA Kronika