09:50 / 04.10.2024
Sekuestrohet një dron në Prishtinë
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se dje ka sekuestruar një dron në Prishtinë, për fotografim dhe incizim të paautorizuar.
Sipas njoftimit, droni po operonte mbi disa shtëpi. “Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























