Rrahje mes pesë personave në Prishtinë
BKT
Kronika

Rrahje mes pesë personave në Prishtinë

N.M. /RTKlive

Policia njoftoi se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për rrahje mes vete mbrëmë në rrugën Fahri Fazliu Prishtinë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë në QKUK, ndërsa të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia po heton rastin dhe të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika