10:42 / 06.10.2024
Plaçkitje në Prishtinë, taksisti thotë se iu morën 100 euro
RTKlive
Një taksist në Prishtinë, raportoi në polici se dy persona, duke e kërcënuar me thikë, ia kanë grabitur 100 euro.
Policia njoftoi se rasti që ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë, është duke u hetuar. I plaçkituri ishte punëtor i një kompanie taksistësh.
“Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.























