10 armë zjarri u sekuestruan javën e kaluar në rajonin e Prishtinës
BKT
Kronika

10 armë zjarri u sekuestruan javën e kaluar në rajonin e Prishtinës

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se gjatë javës së kaluar janë sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës  gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  219 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

Ndërsa lidhur me aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, thuhet se në po të njëjtën periudhë kohore, janë shqiptuar e 5 mijë e 300 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.


MË SHUME NGA Kronika