Tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen, Policia po heton rastin
BKT
Kronika

Tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen, Policia po heton rastin

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit.

Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.

“Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raportin 24 orësh policor.

Tri të miturat janë dërguar në tretman mjekësor. Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar nga organet e rendit

Ndryshe, muaj më parë ishte përhapur një lojë e rrezikshme në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxiste sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në një reagim për media kishte shprehur shumë shqetësim lidhur me informatat e publikuara në media mbi përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxit sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

 


MË SHUME NGA Kronika