Arrestohet shtetas i Shqipërisë i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit
BKT
Kronika

Arrestohet shtetas i Shqipërisë i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në qytetin e Pejës ka arrestuar personin me inicialet M. R., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit i arrestuari ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale "Rrezikim i trafikut publik".

I njëjti, pasi janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë në  Prishtinës.


MË SHUME NGA Kronika