Arrestohet i dyshuari për një rast dhunimi në Pejë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Arrestohet i dyshuari për një rast dhunimi në Pejë

Sh.Ç/RTKlive

Një grua në Pejë ka raportuar se është dhunuar nga një person në mbrëmjen e së premtes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim në QKUK.  I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë  në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika