Vdes 34 vjeçari nga Malisheva, e zuri rryma derisa ishte duke punuar
Sh.Ç/RTKlive
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 dhe se viktima është një 34 vjeçar, i cili sot ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë policia.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi ka theksuar për media se në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s, dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rast.
Sipas tij, në mëngjes Spitali Rajonale i Prizrenit, policiinë e ka nformuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë.
"Patrulla policore dhe hetuesit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka deklaruar Bytyqi.























