Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
BKT
Kronika

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

V.Thaçi / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit L.D., për shkak të kryerjes së veprave penale “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Në komunikatë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal. 


MË SHUME NGA Kronika