Sekuestrohet një kilogram ari në Aeroportin e Prishtinës
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Sekuestrohet një kilogram ari në Aeroportin e Prishtinës

V.Thaçi / RTKlive

Në një operacion të kontrollit doganor, Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari , me pastërti prej 14 karatësh.

Sipas njoftimit të Doganës gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante.

“Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €”, thuhet në njoftim.

Dogana thotë se rasti është duke u trajtuar  në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.

Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika