Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje
BKT
Kronika

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një shtetas sirian, pasi dyshohet për vrasjen e një burri dy vjet më parë.

Policia tha se siriani i arrestuar me inicialet M.A. dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicë të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin irakian me inicialet J. H. 31 vjeç.

Ai u arrestua në Pejë pas një hetimi nga policia e Prizrenit dhe ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftim.

“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje theksohet se të gjitha veprimet janë ndërmarr në koordinim me prokurorin e shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika