Theret një i mitur në Podujevë
BKT
Kronika

Theret një i mitur në Podujevë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Podujevë një të mitur pasi dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Siç ka njoftuar Policia, rasti ka ndodhur 16.10.2024 rreth orës 14:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, ka njoftuar PK.

 Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor

Tutje theksohet  se me vendim të prokurorit i dyshuari është  dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika