10:48 / 21.10.2024
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë
V.Th. RTKlive
Prishtinë-Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një grua është gjetur e vdekur në Prishtinë.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























