09:39 / 22.10.2024
Gjenden dy granata dore në Malishevë, FSK i asgjëson
E.Hoti RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme dy granata dore janë gjetur në një fushë në fshatin Lladroviq të Malishevës.
Siç ka njoftuar Policia, granatat janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nga njësia për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK).
“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh .























