Katër raste të dhunës në familje për 24 orë
E.Hoti RTKlive
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të Policisë, tre raste janë raportuar se kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Gjakovë.
Lidhur me këto raste policia ka arrestuar tre të dyshuar .
Në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se i ka shkaktuar dhunë një gruaje.
"Është raportuar se i dyshuari kosovar i shkakton dhunë psikike ankueses femër kosovare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar një person për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy burra.
I njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte kanosur një grua.
Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për "Dhunë në familje" dhe mbetet në hetime.
Edhe në Gjakovë janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi dyshohet se ishin rrahur mes vete.
Lidhur me rastin të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor.
"Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.























