11:34 / 25.10.2024
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për ngacmim seksual
N.M. /RTKlive
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një zyrtar policor në Pejë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual... Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, njofton zyra për informim e Inspektoratit Policor të Kosovës.























